Nga Spanja vijnë lajme që Real Madrid është shumë e kënaqur me performancën e Achraf Hakimit dhe po mendon rikthimin e tij në Santiago Bernabeut duke marrë parasysh faktin që Inter akoma nuk ka paguar asnjë këst prej shumë 40 milionëshe.
Metamorfoza që po përjetojnë Los Blancos veçanërisht në repartin e mbrojtjes ka shtyrë Don Diario që të publikojë një shkrim për dëshirën e madrilenëve për transferimin e tij gjatë merkatos së verës.
Odriozola nuk është duke bindur tek skuadra e Zidane dhe automatikisht ka lindur nevojë për një mbrojtës të djathtë të ri duke e bërë Hakimin emrin më të lakuar për të mbushur këtë boshllëk.