Inter dhe Roma kanë gati një super shkëmbim për merkaton e verës.
Stefano Sensi ishte njëri nga lojtarët kyç te Interi, mirëpo lëndimet kanë bërë që 25-vjeçari të bjerë në plan të dytë.
Sensi nuk bën pjesë në planet e Contes dhe italiani do të largohet nga Interi në verë.
Sipas raportimve të fundit nga Italia, Inter dhe Roma janë duke planifikuar një shkëmbim mes Sensit dhe Veretout.
Veretout pëlqehet shumë nga Conte, ndërsa marrëveshja mund të arrihet me lehtësi, pasiqë vlera e tyre është pothuajse e njejtë.