Dybala gati për tu rikthyer!

Paolo Dybala ka bërë të ditur se është shumë pranë rikuperimi nga lëndimi dhe edhe pak do të jetë i gatshëm për tu rikthyer në shërbim të Zonjës së Vjetër.

Argjentinasi kishte përjetuar një dëmtim të ligamentit kolateral në gjurin e majtë dhe kjo e la jashtë fushave për javë të tëra.

Gjatë ditës së djeshme 27 vjeçari është parë duke marrë pjesë në stërvitje së bashku me futbollistët tjerë të skuadrës.

Gjatë javës së kaluar Fabio Paratici deklaroi që lëndimi nuk ishte shumë serioz dhe se rikthimi pritet të ndodhë brenda 10 ditëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here