Jo vetëm Thauvin, Milan ka gati edhe tre goditje të tjera me kosto zero

Që nga emërimi i Paolo Maldinit si drejtor sportiv, Milan po bën punë të shkëlqyeshme në merkato.

Falë Maldinit, Rosonerët kanë bërë goditje me kosto të ulëta në merkato, goditje këto që kanë rezultuar me shumë sukses.

Milan synon ta mbajë këtë politikë të transferimeve dhe Maldini ka piketuar katër goditje me kosto zero për merkaton e verës.

Rosonerët synojnë transferimin e një qendërmbrojtësi, një mbrojtësi për ta zëvendësuar Theon, një mesfushorë dhe një sulmues.

Sa i përket sulmit, objektivi kryesorë i Milanit është Florian Thauvin, i cili sipas të gjitha gjasave do të transferohet në San Siro.

Për vijën e mbrojtjes, Maldini ka piketuar futbollistin e Napolit, Nikola Maksimovic, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Për krahun e majtë të mbrojtjes, Maldini dëshiron afrimin e Jordan Amavi nga Marseille, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Sa i përket mesfushës, është raportuar se Milan do të tentojë transferimin e Otavios, pasiqë ky i fundit do të jetë futbollist i lirë pas përfundimit të sezonit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here