Merret vendimi për ndeshjen Leipzig – Liverpool

Leipzig-Liverpool do të luhet rregullisht, por në një fushë neutrale.

Këtë e ka bërë të ditur UEFA, duke konfirmuar në një komunikatë zyrtare për shtyp se takimi i Champions League, fillimisht në program që të luhej në Red Bull Arena, do të luhet në Puskas Arena të Budapestit më 16 shkurt në orën 21.

Ky vendim është marrë për shkak të masave shtrënguese të qeverisë gjermane për fluturimet nga dhe në Mbretërinë e Bashkuar deri në më 17 shkurt, që e bën të pamundur për Liverpool-in të hyjë në Gjermani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here