Achraf Hakimi është njëri nga lojtarët që pritet të sakrifikohet nga Interi për të shpëtuar klubin.
Që nga transferimi i tij te Inter, marokeni po shkëlqen duke shënuar gjashtë gola në 26 ndeshje të luajtura.
Interesim për të kanë shfaqur disa klube, por Reali ka gati ofertën për ta rikthyer atë në Santiago Beranbeu.
Mediat spanjolle, raportojnë se Reali do ti ofrojë Interit 40 milionë euro dhe kartonin e Odriozolës.
Neroaxurët pritet ta pranojnë ofertën, pasiqë Odriozola do ta zërë vendin e Hakimit dhe ky operacion do të përmirsojë bilancin e klubit.