Krahu i majtë i mbrojtjes: Inter gjen zgjidhjen përfundimtare!

Ashley Young është në fund të kontratës së tij aktuale dhe kjo do të thotë një problem më shumë për Interin që është akoma në kërkim të një mbrojtësi të majtë për ti ofruar rehati skuadrës në këtë krah të mbrojtjes.

Deri më tani objektiv kryesor i Neroazzurëve ishte Emerson Palmieri i cili ka një kontratë me Chelsean deri në vitin 2022 dhe ka një vlerë që sillet rreth 10 milionë euro i cili gjithashtu ka luajtur edhe për Romën më herët.

Por tashmë një emër i ri ka hyrë në skenë dhe bëhet fjalë për Junior Firpon i cili më herët u tentua të përdorej nga Barcelona për të sjellë Lautaro Martinezin në Barcelonë.

Inter tashmë ka mundësi për transferimin e tij pasi një ofertë prej 15 milionë eurosh nuk do të refuzohet nga katalanasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here