Achraf Hakimi në shënjestrën e gjigantëve europian!
Inter po kalon në një periudhë të vështirë financiare dhe Suning do të sakrifikojë disa lojtarë për të shpëtuar klubin.
Njëri nga lojtarët më të përfolur është Achraf Hakimi, për të cilin kanë shfaqur interesim disa klube.
Sipas raportimeve të fundit, Chelsea ka përgatitur një ofertë joshëse për Interin. Blutë e Londrës do t’ia ofrojnë Neroaxurëve kartonin e Hakim Ziyech dhe Emerson Palmierit në këmbim të Hakimit.
Neroaxurët sipas të gjitha gjasave do ta pranojnë ofertën e Chelsea, pasiqë Ziyech dhe Palmieri do të ishin super përforcime.