Lorenzo Pellegrini sapo ka marrë përgjegjësinë e kapitenit tek skuadra e Romës mirëpo një gjë e tillë duket se nuk do të zgjasë shumë për të.
Një gjë e tillë mund të ndodhë për arsye se interesim për të ka shfaqur skuadra e Juventusit dhe një transferim i tillë mund të ndodhë gjatë verës.
Pellegrini këtë sezon është duke kaluar një formë fantastike pasi në 25 ndeshje për Giallorossët ka arritur të shënojë 5 gola dhe ka asistuar 5 herë të tjera.
Për Zonjën e Vjetër nuk do të jetë një transferim shumë i vështirë pasi futbollisti ka një vlerë prej rreth 30 milionë eurosh, shifër kjo e përballueshme për skuadrën e Agnellit.