Real Madrid dhe Juventus kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës.
Raphael Varane dëshiron largimin nga Reali në fund të sezonit dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi.
Biankonerët janë të gatshëm që tia ofrojnë Realit kartonin e Merih Demiral në këmbim të Varane.
Los Blancos kanë shfaqur edhe më parë interesim për Demiral dhe madje ia kishin ofruar Juventusit kartonin e Militaos dhe para, mirëpo Zonja e Vjetër e kishte refuzuar ofertën.
Calcio Mercato, shkruan se Juventus dëshiron Varanen, ndërsa Los Blancos pritet ta pranojnë ofertën, pasiqë kontrata e mbrojtësit francez skadon në vitin 2022.
Të dy lojtarët kanë vlerë të përafërt në treg prej 35-40 milionë eurove dhe marrëveshja mund të arrihet me lehtësi.