Skuadra e Neroazzurëve janë duke bërë gati të ardhmen e skuadrës pasi këtë verë pritet që të rikthehen në skuadër 3 talente të kësaj skuadre, si ‘dhurata’ për Conten.
Emri i parë është ai i Federico Dimarco i cili ka treguar një formë të shkëlqyer tek skuadra e Hellas Verona i cili tek Inter pritet të zërë vendin e Young.
Lucien Agoume i cili është një mesfushor i huazuar tek skuadra e Spezias që mund të përdoret për të zënë vendin e Brozovic.
Emri i tretë është ai i Lorenzo Pirola i cili është i huazuar tek skuadra e Monzas por mund të përdoret në mbrojtje për të zënë vendin e Kolarov.