Juventus është e gatshme që sonte të ndeshjet kundër skuadrës së Portos mirëpo ndeshja e mbrëmshme e PSG ku fitoi 4-1 kundër Barcelonës i ka bërë juventinët të pendohen akoma më shumë për shitjen e Moise Kean.
Kean në fakt po forcohet dita ditës dhe vetëm këtë sezon ka arritur që të shënojë 10 gola ku 3 prej tyre kanë ardhur në Champions League.
Biankonerët e shitën atë në vitin 2019 tek skuadra e Everton për 27 milionë euro por me bonuse që kapnin shifrën e 40 milionë eurove.
Gjatë ndeshjes kundër Barcelonës Kean arriti që të shënojë edhe një gol dhe tregoi një formë të jashtëzakonshme.