Juventus nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga ideja për transferimin e Erling Haaland.
Sulmuesi norvegjez këtë verë mund të marrë rolin e Alvaro Moratas i cili pritet të largohet nga drejtuesit e skuadrës për shkak të paraqitjeve të dobëta.
Ndërsa qëndrimi i Haaland tek Dortmund duket se është komplikuar dhe tashmë janë shtuar zërat për largimin e tij gjatë kësaj vere.
Me një klauzolë largimi prej 60 milionë eurosh ai është lehtë i transferueshëm nga Zonja e Vjetër mirëpo kjo e fundit duhet që të mposhtë rivalë të ndryshëm për të arritur deri tek ai ku Chelsea është gjithashtu shumë e interesuar.