AC Milan pas mbrojtësit të majtë të Getafes!

AC Milan ka vendosur që si prioritet të verës të ketë edhe mbrojtësin e majtë të skuadrës së Getafes, Mathias Olivera, raporton kështu Mundo Deportivo.

Transferimi i tij nuk do të jetë një mision shumë i thjeshtë për arsye se për transferimin e tij skuadra nga Madridi kërkon hiç më pak se 20 milionë euro.

Fakti që po i jep shpresë Rossonerëve është aspekti financiar i skuadrës spanjolle pasi ata mund të detyrohen për shitjen e tij për shkak të krizës ekonomike që kanë pësuar vitin e kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here