Nikola Milenkovic padyshim që gjatë verës së kaluar kishte qenë mbrojtësi më i kërkuar nga skuadra e Milanit por duket se tashmë i gjithë ky interesim do të shkojë huq për shkak të skuadrës së Liverpoolit.
Siç raporton FiorentinaNews, skuadra angleze tashmë ka hyrë në garë për shërbimet e mbrojtësit serb dhe është e gatshme të paguajë shifrën që kërkojnë drejtuesit e skuadrës Viola.
Kontrata e tij skadon në vitin 2022 dhe për skuadrën nga Firence kjo është vera e fundit që mund të përfitojnë financiarisht nga shitja e tij.
Gjatë vitit të kaluar shifra që kërkonin ishte 40 milionë euro, shumë kjo që The Reds janë në gjendje ta paguajnë.