Milan ka gati blerjen e re, një mbrojtës 35 milionësh nga Holanda!

Milan ka gjetur objektivin e ri gjatë kësaj vere i cili pritet të jetë emri kyç në mbrojtjen e skuadrës për të ardhmen e klubit kuqezi.

Bëhet fjalë për talentin argjentinas, Marcos Senesi i cili luan në rolin e qendërmbrojtësit tek skuadra holandeze e Feynoord.

Për 23 vjeçarin interesim të madh vitin e kaluar kishte shfaqur edhe skuadra e Sevillas mirëpo çmimi prej 35 milionë eurosh i tërhoqi nga gara spanjollët.

Milani ka hyrë në këtë garë me disa përparësi pasi dy mbrojtës të saj, Tomori dhe Kjaer mund të largohen këtë verë kështu që mundësitë financiare ekzistojnë për transferimin e tij gjatë kësaj vere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here