Manchester City ka mundur 1-0 Arsenal-in në javën e 25-të të Premier League.
Super ndeshja e Emirates Stadium është vendosur në minutën e dytë falë një goli të Raheem Sterling. Sulmuesi anglez është lojtari i tretë që shënon në tri ndeshje radhazi të Premier League të luajtura në fushën e Arsenal-it pas Nicolas Anelka (2009) dhe Ian Harte (2003).
Manchester City ka barazuar rekordin për numrin e ndeshjeve radhazi të marra nga një skuadër e kampionatit anglez në transfertë në të gjitha kompeticionet (11), që ishte vendosur nga skuadra e Pep Guardiola-s mes majit dhe nënëtorit të 2017-ës.
Granit Xhaka ka marrë kartonin e tij të verdhë numër 25 në Premier League që ga fillimi i sezonit 18/19.
Vetëm Luka Milivojevic (28) është ndëshkuar me më shumë kartonë të verdhë gjatë kësaj periudhe.