Derbi i Milanos nuk mbaron kurrë, gara zhvendoset në merkato!

Për Milanin dhe Inter gjithmonë do të ekzistojë një rivalitet i jashtëzakonshëm si në fushë ashtu edhe jashtë saj dhe ky rivalitet tashmë është zhvendosur në merkato.

Janë dy emra që kanë përplasur përsëri dy gjigantët e Milanos pas atij derbi të fundjavës ku triumfoi bindshëm Interi 3-0.

Bëhet fjalë për Odilon Kossounou dhe Jonathan Ikone.

Ky i pari luan për skuadrën e Brugge dhe siç raporton The Sun interesim për të kanë shfaqur edhe dy skuadrat angleze Arsenal dhe Wolverhampton dhe futbollisti vlerësohet rreth 24 milionë euro.

Ndërsa Ikone është pjesë e skuadrës së Lille dhe ka një çmim që sillet rreth 30 milionë euro e në këtë garë Milani duket më e avancuar pasi ka filluar bisedimet për transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here