Merkatoja, Paratici synon tre emra të rinj!

Juventus ka tashmë plane të qarta për merkaton e kësaj vere ku do të kërkojë të përforcojë ndjeshëm skuadrën e Andrea Pirlos.

Fokusi i Andrea Pirlos mbetet gjithnjë në mesfushë dhe tashmë janë zgjedhur dy emrat për të cilët do të luftohet gjatë kësaj vere.

Siç raporton ‘TuttoSport’, Zonja e Vjetër do të tentojë transferimin e mesfushorit të Sassuolos, Manuel Locatelli.

Por ky nuk do të jetë i vetmi objektiv pasiqë edhe Houssem Aouar i Lyon do të jetë një emër që do kërkohet të transferohet në Allianz Stadium.

Nuk përjashtohet mundësia që në këto marrëveshje të përfshihen edhe emrat e Mattia De Sciglios dhe Douglas Costas, të cilët më nuk bëjnë pjesë në planet e Zonjës së Vjetër.

Locatelli vlerësohet diku tek 35 milionë eurot ndërsa Aouar kap një vlerë deri në 55 milionë euro.

Emri i tretë që pritet të tentohet blerja e tij është futbollisti i Bayern Munich, Corentin Tolisso i cili me shumë mundësi mund të ndërrojë skuadrën e tij për shkak se ka vetëm edhe një vit kontratë me bavarezët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here