Christian Eriksen është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit, pasiqë në janar do të largohet nga Interi.
Është spekuluar shumë se ku do të transferohet danezi, ndërsa garës i është bashkuar së fundmi edhe Reali.
Florentino Perez dëshiron të përfitojë me çdo kusht nga kjo mundësi dhe është i gatshëm ta sakrifikojë Iscon.
Zidane gjithashtu ka dhënë dritën jeshile, pasiqë Isco nuk bën pjesë në planet e tij dhe Don Balon raporton se bisedimet do të fillojnë së shpejti.
Conte nga ana tjetër e pëlqen spanjollin dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.