Marrëveshja është arritur: Milan siguron super goditjen e parë për merkaton e verës

Rosonerët kanë siguruar goditjen e parë për merkaton e verës edhe atë me parametra zero.

Sipas raportimeve të fundit, Milan ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Portos, Otavio.

Brazilianit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe interesimi për të nuk ka munguar aspak.

Mirëpo sipas raportimeve të fundit, Otavio ka pranuar ofertën e Milanit. Rosonerët i kanë ofruar kontratë deri në vitin 2025 dhe pagë prej 3 milionë eurove në sezon.

26-vjeçari e ka pranuar ofertën dhe zyrtarizimi pritet të ndodh javën që vjen.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here