Real Madrid tashmë edhe zyrtarisht i ka hyrë garës për të siguruar shërbimet e yllit të Sassuolos, Manuel Locatelli, raporton kështu Calcio Mercato.
Los Blancos janë të vendosur që në këtë garë të konkurojnë me Juventusin dhe Manchester Cityn për të siguruar shërbimet e 23 vjeçarit gjatë kësaj vere.
Locatelli këtë sezon ka marrë pjesë në 21 takime për skuadrën e Sassuolos duke shënuar gjithashtu edhe dy gola.
Për Locatellin vitin e kaluar kishte interesim të madh nga disa skuadra të mëdha italiane mirëpo tashmë nuk përjashtohet mundësia që ai të vazhdojë karierën edhe jashtë Italisë.