Ashley Young duket se nuk ka gjetur akoma rehatinë që po kërkon tek skuadra e Interit dhe këtë verë do të kërkojë një aventurë të re në Premier League.
Mbrojtësi anësor anglez po kërkon që të rikthehet tek rrënjët e tij dhe të fillojë për herë të dytë një aventurë me ish skuadrën e tij Watford.
Ish futbollisti i Aston Villas dhe Manchester United tashmë është pjesë e skuadrës Neroazzure mirëpo këtë verë duhet të largohet nga Serie A dhe po synon një rikthim tek Watford.