Milani nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes për Soualiho Meiten.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara janë duke punuar për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe më së shumti ndryshime pritet të ketë në vijën e mesfushës.
Franck Kessie është konzistent, ndërsa Bennacer po vuan shumë nga lëndimet. Sa i përket Tonalit, ai ende nuk ka gjetur formën e duhur.
Soualiho Meite erdhi si një përforcim, mirëpo nuk ka arritur të ambientohet tek Milani dhe Rosonerët nuk do ta blejnë kartonin e tij.
Maldini dhe Massara kanë piketuar përforcimin e parë për vijën e mesfushës dhe bëhet fjalë për Mattias Svanberg.
Suedezi po bën një sezon mjaftë të mirë te Bologna dhe është i përshtatshëm për skemën e Piolit 4-2-3-1.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa Milan do të duhet të paguaj 10 milionë euro për transferimin e tij.