Zlatan Ibrahimovic është i vendosur për të rinovuar kontratën me AC Milan pasi siç deklaroi ai, një ditë pa futbollistët e kësaj skuadre është sikur ‘një ditë pa fëmijët e tij’.
Ibrahimovic padyshim që këtë sezon ka qenë njëri prej futbollistëve kryesorë të skuadrës së Piolit mirëpo aktualisht në kontratën e tij kanë mbetur vetëm edhe disa muaj.
Suedezi i cili në fitoren e fundit të Rossonerëve mungoi shkaku i një dëmtimi e ka bërë të qartë që dëshiron të paktën edhe për një vit tjetër të qëndrojë tek kuqezinjtë.