Josip Ilicic pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.
Pas prishjes së marrëdhënieve me Gasperinin, Josip Ilicic sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Atalanta.
Sherri filloi në ndeshjen me Real Madridin kur slloveni u aktivizua në pjesën e dytë, por luajti vetëm 30 minuta, pasi në minutën e 85-të u nxorr nga loja, me Gasperinin që aktivizoi Malinovskyn.
Siç raporton Calcio Mercato, Ilicic mund të mbetet në Serie A, pasiqë interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Interi.
Antonio Conte e pëlqen shumë sulmuesin slloven dhe ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e tij.
Ilicic ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2022, ndërsa Inter do të duhet të paguaj 10 milionë euro për kartonin e tij.