Manchester United-Milan është padyshim kryendeshja e fazës së 1/8ave të UEFA Europa League me “Djajtë e Kuq” që luajnë si pritës në “Old Trafford” ndeshjen e parë.
Në kuadër të takimit dy trajnerët kanë zgjedhur formacionet zyrtare, ku bien në sy mungesat që janë pafund, sidomos te Milani.
Trajneri Pioli vuan mungesat e Ibrahimovic, Bennacer, Calhanoglu, Theo Hernandez apo edhe Ante Rebic.
Në formacionin titullar, Pioli i ka besuar mbrojtjen dyshes Tomori-Kjaer dhe nga krahët Dalot-Calabria.
Meite dhe Kessie luajnë përpara mbrojtjes, ndërsa treshja në mbështetje të Leoas është Krunic-Diaz-Saelemaekers.
Në kampin e United luan në mbrojtje Telles, i cili ul në stol Shaw, ndërsa në majën e sulmit luan Greenwood, me Rashford dhe Cavani që nuk janë të gatshëm. Fred gjithashtu e nis nga stoli me Matic dhe McTomminay si titullarë.