Inter dhe Juventus janë duke ndjekur nga afër situatën nëpër të cilën është duke kaluar Sergio Aguero tek Manchester City.
Sezoni i argjentinasit deri më tani ka qenë me shumë probleme nga lëndimet ku gjatë këtij sezoni ai ka zhvilluar vetëm 7 ndeshje.
Skuadra e Guardiolas vështirë se do të rinovojë këtë verë me të duke i hapur dyert kështu skuadrës së Juventusit dhe Interit që janë duke e kërkuar atë që disa javë.
Guardiola në fillim të kësaj jave deklaroi që ai nuk mund të deklarojë asgjë për rinovimin me Agueron dhe Fernandinhon.
Kjo gjë e ka frustruar akoma më shumë argjentinasin pasi ky i fundit e ka të paqartë të ardhmen e tij dhe mund të kërkojë një transferim në Serie A për shkak të mospërfilljes që po i bëhet nga drejtuesit e skuadrës.