Real Madrid nuk e ka ndërmend që të kursehet këtë verë dhe në shënjestër të Los Blancos është mesfushori i skuadrës së Milanit, Franck Kessie.
Madrilenët tashmë kanë kontaktuar edhe me agjentin e tij për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere.
Tuttosport raporton se edhe disa skuadra të mëdha nga Premier League kanë shfaqur interesim për të.
Ditë më parë doli lajmi që madrilenët janë të gatshëm të falin shërbimet e Brahim Diaz dhe të ofrojnë një shumë të caktuar parash për ta çuar deri në fund këtë operacion.
Nëse Los Blancos ofron 50 milionë euro atëherë situata mund të ndryshojë rrënjësisht për arsye se ai ka një kontratë që skadon në 2022 dhe nëse dëshiron largimin atëherë kjo verë është mundësia e fundit për Milanin që të përfitojnë diçka nga largimi i tij.