Futbollisti i Leicester City, Youri Tielemans padyshim që do të jetë njëri ndër objektivët kryesorë të skuadrës së Interit gjatë kësaj vere.
Sezoni fantastik që është duke kaluar me skuadrën angleze ka bërë që interesimi për të të rritet ndjeshëm dhe Inter qëndron në Pole Position për të siguruar shërbimet e tij.
Belgu po vlerësohet tepër nga drejtuesit e Leicester të cilët i kanë vënë një çmim prej 50 milionë eurosh shërbimeve të tij.
Kjo gjë nuk po e zmbrapsë skuadrën e Interit e cila përkundër problemeve financiare do të jetë në gjendje për të bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh për Tielemans i cili ka një kontratë me anglezët deri në vitin 2023.