Lajm bombastik nga Italia, gati shkëmbimi spektakolar për merkaton e verës.
Kriza e shkaktuar nga Covidi, ka bërë që gjigantët europian të shqyrtojnë mundësinë e shkëmbimeve mes tyre.
Sipas portalit italian Calcio Mercato, Juventus dhe Chelsea mund ta bëjnë një gjë të tillë.
Edhe përkundër lëndimeve dhe mungesave të shumta, Paulo Dybala mbetet një futbollist i kërkuar nga skuadrat e tjera.
Argjentinasi sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Zonja e Vjetër në fund të sezonit dhe nga largimi i tij kërkon të përfitojë Chelsea.
Calcio Mercato, shkruan se Juventus dhe Chelsea mund të shkëmbejnë Dybalan me njërin nga dyshja Werner-Pulisic.
Werner nuk ka arritur të ambientohet në Stamford Bridge dhe pritet të largohet, ndërsa Chelsea mund ta përdor për të siguruar shërbimet e Dybalas.
Pulisic gjithashtu mund të përfshihet në operacion. Në rast se Blutë ia ofrojnë Pulisicin, atëherë do të duhet të ofrojnë edhe një shumë parash.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja mund të arrihet me lehtësi.