Përplasja me arbitrin: Gjykata sportive dënon Rebicin dhe Donnarumman

Siç ndodh pas çdo jave të kampionatit, Gjykatësi Sportiv ka shpallur emrat e të ndëshkuarve në Serie A.

Penalizmi kryesor ka të bëjë me Ante Rebic, i përjashtuar në fundin e ndeshjes Milan-Napoli.

Sulmuesit kroat iu dhanë dy ndeshje skualifikim për shprehje mosrespektuese ndaj arbitrit Pasqua, i cili nuk u mendua dy herë para se ta dërgonte atë para kohe në dush.

Gjashtë lojtarë të tjerë u dënuan, të gjithë me nga një ndeshje: Cuadrado, Bruno Peres, Di Lorenzo, Glik, Ramirez dhe Schiattarella.

Midis trajnerëve konstatojmë pezullimin me një ndeshje të Juric, dëbuar me karton të kuq në ndeshjen Sassuolo-Verona, si dhe gjobitjen e tij me 10 mijë eurosh për protestën e ashpër kundër një vendimi të kryesorit.

Gjobë 10 mijë euroshe edhe për Gianluigi Donnarumma, fajtor për qëndrimin kërcënues dhe ofendues ndaj stolit të Napolit, pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit Pasqua.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here