E fundi: Ylli i Interit pozitiv me Covid

Makthi i koronavirusit kthehet në “Appiano Gentile”.

Kësaj here është Danilo D’Ambrosio, i cili doli pozitiv në testin e fundit të tamponit, të kryer dje. Mbrojtësi kishte ndjerë një shqetësim pak përpara ndeshjes Torino-Inter, duke ndezur zilen e alarmit dhe të gjitha procedurat e protokollit shëndetësor, me testin që dha rezultatin e padëshiruar.

Lojtari është në izolim, si dhe pjesa tjetër e ekipit, që do të duhet t’i nënshtrohet një raundi tjetër testimesh për të konstatuar gjendjen e përgjithshme shëndetësore. Conte shpreson të mos ketë pozitivë të tjerë në një nga momentet vendimtare të kampionatit.

Për të njoftuar pozitivitetin e D’Ambrosio ndaj koronavirusit, klubi zikaltër bëri njoftim zyrtar: “FC Internazionale Milano njofton se Danilo D’Ambrosio doli pozitiv për Covid-19 pas testit të kryer dje. Mbrojtësi është tashmë në karantinë në shtëpinë e tij. Grupi zikaltër tani do të ndjekë procedurat e përcaktuara në protokollin sanitar”.

32-vjeçari nga Napoli deri më tani ka shënuar 3 gola në kampionat, shpesh duke qenë vendimtar për fatin e Interit si zëvendësues. Golat e tij ishin në fakt thelbësorë në ndeshjet kundër Fiorentina, Genoa dhe Cagliari, gjatë sezonit të mirë 2020-2021.

Sidoqoftë, koha e tij e aktivizimit gjatë sezonit është padyshim e kufizuar, për shkak të dëmtimeve dhe mbi të gjitha zgjedhjeve teknike. Ndeshja e fundit si titullar daton në nëntor 2020, kundër Torinos

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here