Paolo Dybala këtë verë do të largohet nga skuadra e Juventusit për shkak se dy skuadrat nga Londra, Tottenham dhe Chelsea kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të paguar çmimin që po kërkon Juventusi për blerjen e tij.
La Yoya ka kaluar një tjetër sezon negativ tek Zonja e Vjetër për shkak të minutave të pakëta që ka pasur në dispozicion.
Juventus për shërbimet e tij po kërkon 55 milionë euro dhe që të dy skuadra londineze kanë shprehur gatishmërinë për të paguar një shumë të tillë.
Një shkëmbim i tij edhe me Antoine Griezmann është përfolur shumë ditëve të fundit dhe nuk përjashtohet një mundësi e tillë gjatë kësaj vere.