Nga Spanja vijnë lajme interesante sa i përket të ardhmes së Junior Firpos pasi tashmë Barcelona ka caktuar çmimin për shitjen e tij.
Ky futbollist gjatë verës së kaluar kërkohej nga Interi mirëpo tashmë situata ka ndryshuar plotësisht pasi Milan është duke menduar seriozisht transferimin e tij.
Drejtuesit Rossonerë po bëhen gati për një transferim të tij gjatë kësaj vere pasi katalanasit për shitjen e tij kërkojnë 15 milionë euro, shifër kjo e përballueshme për Maldinin dhe skuadrën e tij.
TodoFichajes raportoi se ai mund të transferohet edhe me 10 milionë euro dhe kjo është pikërisht politika e Milanit, që të sigurojë futbollistë kualitativ me çmim të ulët.