Revolucion tek Zonja e Vjetër, Agnelli ka gati 90 milionë euro për super dyshen.
Juventus po kalon në një periudhë të vështirë këtë sezon. Biankonerët janë eleminuar nga Liga e Kampionëve, ndërsa në Serie A renditen në pozitën e tretë.
Andrea Agnelli planifikon të bëjë ndryshime të mëdha në verë dhe ka përgatitur 90 milionë euro për transferimin e dyshes Rodrigo De Paul dhe Marco Verratti.
Vija e mesfushës është pika më e dobët e Juventusit këtë sezon dhe Biankonerët nuk e kanë ndërmend të kursehen.
Për shërbimet e Verrattit Juventus do të paguaj 60 milionë euro, ndërsa 28-vjeçari është i hapur për një transferim në Torino.
De Paul do të largohet nga Udinese në fund të sezonit dhe sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën te Juventusi.