Fabian Ruiz ka vendosur të largohet nga Napoli në fund të sezonit.
Edhe pse kontrata e tij skadon në vitin 2023, Ruiz dëshiron të luaj për një skuadër më të madhe dhe interesimi për të nuk mungon aspak.
Ruiz ka qenë i lidhur me një rikthim në Spanjë, pasiqë interesim për të kanë shfaqur Reali dhe Barcelona.
Mirëpo portali spanjoll Todo Fichajes, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se në garë për Ruiz është përfshirë edhe Interi.
Neroaxurët madje kanë gati ofertën joshëse për Napolin. Inter është i gatshëm tia ofrojë Napolit kartonin e Stefano Sensit dhe 20 milionë euro për Fabian Ruiz.
24-vjeçari pëlqehet shumë nga Conte dhe strategu italian ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e spanjollit, ndërsa Marotta ka gjetur menjëherë formulën.
Napoli nga ana tjetër ka shfaqur interesim për Sensin dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.