Mediat italiane kanë bërë të ditur tashmë që Juventus është e gatshme të dëgjojë ofertat që do të vijnë në drejtim të uruguajanit Rodrigo Bentancur.
Siç raporton e përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, Bentancur nuk është më zgjedhja e preferuar e Andrea Pirlos dhe bordi drejtues ka vendosur për shitjen e tij.
Zonja e Vjetër i ka vënë 23 vjeçarit një çmim prej 35 milionë eurosh.
Kampionët italianë po shpresojnë në shitjen e tij dhe me ato para të investojnë menjëherë në merkato.