Neymar është shumë pranë arritjes së një marrëveshje të re me skuadrën e Paris Saint Germain ku me kontratën e re ai do të qëndrojë tek kjo skuadër deri në vitin 2026, raporton Le10Sport.
Por gjigantët e Ligue 1 janë gjithashtu duke u munduar që të bindin edhe Kylian Mbappe që të rinovojë.
Braziliani është gjithashtu blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit kur u transferua nga Barcelona për një shifër prej 222 milionë eurosh dhe tashmë po kërkon që ta zgjasë akoma më shumë qëndrimin e tij në kryeqytetin francez.