Duket se gara për Sergio Agueron do të jetë shumë më e nxehtë sesa që mendonim për shkak se tashmë në Itali nuk është e interesuar vetëm Interi për të.
Edhe Roma tashmë ka hyrë fuqishëm në garë për shërbimet e argjentinasit për shkak se Mauro Icardi duket një objektiv më i vështirë për tu arritur.
Edin Dzeko me shumë mundësi do të largohet gjatë kësaj vere duke e bërë kështu Romën të detyruar për të ndërhyrë në merkato.
Nga ana tjetër Inter duket se nuk e ka me kaq ngut transferimin e tij për shkak se ka në skuadër Romelu Lukakun dhe Lautaro Martinezin.