Inter ka filluar të punojë për merkaton e verës dhe është raportuar se përforcimi i parë i Neroaxurëve do të jetë Georginio Wijnaldum.
Holandezit i skadon kontrata me Liverpoolin në fund të sezonit dhe 30-vjeçari do të largohet nga Anfield si lojtarë i lirë.
Wijnaldum te Interi, dukej si një punë e kryer, mirëpo sipas raportimeve të fundit holandezi do të transferohet në Itali, por te Juventusi.
Biankonerët janë futur në garë për Wijnaldum dhe Paratici i ka ofruar pagë prej 8 milionë eurove në sezon holandezit.
Në garë për Wijnaldum është edhe Barcelona, mirëpo Blaugranët nuk mund ta përballojnë një pagë kaq të lartë dhe 30-vjeçari ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Zonja e Vjetër.
Wijnaldum ka luajtur 40 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar tre gola.