Agjenti: Hakimi zgjodhi vetë transferimin tek Inter!

Agjenti i Achraf Hakimit, Alejandro Camano bëri të ditur se ishte vetë futbollisti që dëshiroi një transferim të tillë dhe për këtë vendim është mëse i lumtur por nuk e di se çfarë do të ndodhë për të ardhmen e tij.

Marrëveshja në mes të Interit dhe Real Madrid është që të paguhen rreth 40 milionë euro për të plus 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Ka zëra që thonë se Real Madrid është e gatshme ta rikthejë atë në Santiago Bernabeu në qoftë se Neroazzurët nuk paguajnë shifrën për blerjen e tij.

Kontrata e tij është 5 vjeçare mirëpo gjithçka mund të dështojë nëse Inter nuk paguan Real Madridin deri në fund të këtij muaji kur është afati i fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here