Rodrigo De Paul tek gjiganti italian por nuk bëhet fjalë për Interin!

Rodrigo De Paul padyshim që është njëri prej mesfushorëve më të kërkuar në Serie A gjatë verës së kaluar por që edhe këtë verë pritet të zhvillohet një garë e ashpër për shërbimet e tij.

Deri më tani Inter ka qenë skuadra më e interesuar për shërbimet e tij por tashmë gjërat kanë marrë një kahje të kundërt pasi Juventus ka hyrë fuqishëm në garë dhe është pretendentja kryesore për blerjen e tij.

Edhe Barcelona ka shfaqur interesim për të por katalanasit mesa duket janë tërhequr pas arritjes së një marrëveshje me Wijnaldum.

Juventus pritet që të investojë 30 deri 40 milionë euro për argjentinasin e Udineses i cili pritet të jetë një ndihmë e madhe për Biankonerët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here