Inter dhe Juventus kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës.
Mediat italiane kanë lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Inter dhe Juventus mund të shkëmbejnë Christian Eriksen dhe Paulo Dybalan.
Paulo Dybala është një dëshirë e madhe e Interit dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta sakrifikojnë Christian Eriksenin.
Dybala pritet të largohet nga Juventus në fund të sezonit, pasiqë kontrata e tij me Biankonerët skadon në vitin 2022.
Eriksen nga ana tjetër pëlqehet nga Pirlo dhe palët pritet të nisin bisedimet së shpejti.
Përveç Eriksen Inter do të duhet të paguaj më së paku 20 milionë euro për kartonin e Dybalas.