Diego Simeone është duke planifikuar këtë verë transferimin e Douglas Costas nga skuadra e Juventusit pasi braziliani më nuk është në planet e Zonjës së Vjetër.
Aktualisht është i huazuar tek Bayern Munich mirëpo do të rikthehet këtë verë në Torino ku pastaj Los Colchoneros do të kenë mundësinë për transferimin e tij.
Për Simeonen ai është një futbollist shumë i rëndësishëm dhe i ka bërë të ditur drejtuesve të skuadrës që kërkon transferimin e tij me çdo kusht.
Një blerje e tillë nuk pritet që të jetë shumë e kushtueshme pasi Costa ka një çmim që sillet rreth 10 milionë euro.