Sipas mediave spanjolle, skuadra e Milan po bën gati 4 transferime të futbollistëve të rinj për të rikonstruktuar skuadrën.
Kur vjen puna tek merkato atëherë tek Milan dëshirat dhe kërkesat e trajnerit janë shumë të rëndësishme.
Maldini dhe Massara tashmë kanë filluar lëvizjet e para për të arritur këto blerje dhe emrat që do synohet të blihen janë bërë publik.
Lista fillon me Darwin Nunez të Benficas i cili është gati për të zënë vendin e Zlatan Ibrahimovic.
Në portë pritet të vijë Marten Vandervoordt nga skuadra e Genk.
Në mbrojtje Jamil Siebert nga skuadra e Dusseldorf ndërsa në mesfushë pritet që të vijë Vasco Walz i cili në moshë 16 vjeçare është pjesë e skuadrës së të rinjve të Borussia Dortmund.