Gara ka filluar, Borussia i vendos çmimin Haaland

    Erling Braut Haaland është kryefjala e ditëve të fundit, me sulmuesin që pritet të largohet në verë nga Dortmundi.

    Agjenti Mino Raiola dhe babai i Haaland kanë patur takime me drejtues të Real Madrid dhe Barcelonës së fundmi.

    Gjithsesi, nuk janë vetëmdy ekipet spanjolle në garë për shërbimet e norvegjezit, pasi edhe Manchester City, Chelsea dhe Manchester United interesohen për të.

    Plot 5 klube në garë për shërbimet e Haaland, për të cilin Dortmundi ka vendosur dhe çmimin.

    Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, verdhezinjtë kërkojnë 150 milionë euro që të lirojnë sulmuesin.

    Pra, klubet e interesuara duhet të paguajnë 150 milionë euro nëse duan ta shohin Haaland të luajë për ta.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here