Pas Tomorit, ylli tjetër i Chelseas transferohet tek Milan!

Situata tek Chelsea në mes të futbollistëve nuk duket aspak e qetë pasi kanë filluar të shfaqen pakënaqësitë e para në mes tyre.

Ditën e djeshme gjatë stërvitjes ndodhi një zënkë në mes të Antonio Rudiger dhe portierit Kepa Arrizabalaga.

Mbrojtësi gjerman u dërgua menjëherë në dhomat e zhveshjes për shkak se ai ishte tepër nervoz dhe i papërmbajtshëm.

Kaq ka mjaftuar për të filluar zërat e parë që e shohin atë tek Milan duke u bashkuar me Fikayo Tomorin.

Në fakt Milani verën e kaluar tentoi transferimin e tij mirëpo pa sukses dhe kjo verë duket mundësia ideale duke parë situatën nëpër të cilën po kalon futbollisti.

Mbrojtësi gjerman mund ti bashkohet Rosonerëve në formë huazimi njejtë si Tomori dhe pastaj të blihet një sezon më vonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here