Gjiganti italian rikthehet në garë për yllin e Liverpoolit.
Inter është rikthyer përsëri në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit holandez, Giorginio Wijnaldum, raporton Calcio Mercato.
Antonio Conte duket i vendosur për të përforcuar mesfushën e tij dhe 30 vjeçari duket emri ideal kjo edhe për faktin se ai mund të transferohet me parametra 0.
Barcelona është gjithashtu në garë për të kështu që Inter është duke shikuar gjithashtu edhe për Nikola Maksimovicin e Napolit.