Gjithçka gati në Valdebebas për ndeshjen e par ëtë çerekfinaleve të Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool.
Los Blancos duhet të heqin dorë nga Varane, pozitiv ndaj Covid-19 dhe i izoluar nga grupi (pa harruar të dëmtuarin Sergio Ramos).
Nacho Fernandez dhe Eder Militao do të marrin vendin e francezit dhe spanjollit në qendër të mbrojtjes.
Zidane ka bërë dy ndryshime në krahasim me skuadrën që mposhti Eibar në La Liga, me Tono Kroos dhe Vinicius Jr starting që do të luajnë nga minuta e parë në vend të Isco-s dhe Marcelo-s.
Ndërsa për Jurgen Klopp vazhdojnë problemet e zakonshme në mbrojtje për shkak të dëmtimeve. Dyshja e qendërmbrojtësve do të përbëhet edhe një herë nga Phillips dhe Kabak.
Sulmi do të udhëhiqet nga Salah dhe Mane, të mbështetur nga Diogo Jota (jashtë Firmino).
Formacionet zyrtare:
REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Lucas Vazquez, Nacho, Militao, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Vinicius.
LIVERPOOL (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Phillips, Kabak, Robertson; Wijnaldum, Fabinho, Keita; Salah, Mané, Diogo Jota.